Ky operacion ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve

Ky operacion ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve

Mëngjesin e sotëm, policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), si dhe nën asistimin e njësiteve tjera relevante në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prishtinë, po realizon një operacion i cili ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve.

Përmes një komunikate për media, policia bën të ditur se këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

“Edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar, përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e dëshmive relevante përfshirë edhe armë të gjata.”, bëhet e ditur në komunikatë.

Një pjesëtar i Policisë është plagosur me armë zjarri gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit.

Serbët kanë lëshuar alarmin pasi në atë pjesë janë vërejtur njësitë e Policisë së Kosovës duke zhvilluar aksionin e tyre./21Media