Shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve

Shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjuajtjen me armë zjarri në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, sot rreth orës 13:00.

Flora Ahmeti, zëdhënëse për Rajonin e Prishtinës tha për rtv21.tv se nuk ka persona të lënduar nga këto të shtëna.

Ajo njoftoi se Policia me të marr informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti.

Bazuar në të dhënat e para dyshohet se ka pas shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre, me të cilat kanë lëvizë në rrugën e sipërshënuar. Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha Ahmeti./21Media