Tre persona të lënduar

Tre persona të lënduar

Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Kernjin të Leposaviqit të dyshuar të panjohur kanë grabitur një veturë e cila transportonte para.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit. Gjatë këtij incidenti janë djegur tre vetura, dy nga veturat që janë përdorur nga të dyshuarit. Tre persona të kompanisë bartëse kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar ne Spitalin e Mitrovicës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja dhe predha të kalibrave të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit, telefonat mobilë dhe municioni i punëtorëve të kompanisë janë konfiskuar.

Policia ka njoftuar s rasti është duke u hetuar./21Media