Policia e Kosovës ka thënë se në bazë të të dhënave nga terreni ka regjistruar 800 deri në 1000 pjesëmarrës

Policia e Kosovës ka thënë se në bazë të të dhënave nga terreni ka regjistruar 800 deri në 1000 pjesëmarrës

Policia e Kosovës ka njoftuar se manifestimi me rastin e festës “Vidovdan” në Gazimestan është zhvilluar pa asnjë incident të vetëm, përderisa ka mohuar shkrimet në mediat serbe, duke i quajtur si tendencioze dhe të paqëndrueshme.

Lidhur me manifestimet tradicionale të festës së ‘Vidovdan-it’ Policia e Kosovës thotë se me kohë kanë përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë, para, gjatë dhe pas këtij manifestimi.

“Qëllimi strategjik i planit policor përfshinte parapërgaditja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese dhe operative në mënyrë që manifestimi të zhvillohet në suaza normale, garantimi i lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët e interesuar për pjesmarrje në manifestim dhe ofrimi i sigurisë, mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit në vend, shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimit të ‘Vidovdanit’, kontrollimi dhe menaxhimi i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale, përcjellja dhe sigurimi i eskortave, individëve dhe grupeve të veçanta, zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës ka thënë se në bazë të të dhënave nga terreni ka regjistruar 800 deri në 1000 pjesëmarrës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës, me rastin e festës me karakter religjioz të quajtur ‘Vidovdani’.

Po ashtu, thuhet se njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit në Graçanicë, duke përfshirë edhe njësitet policore të trafikut të Prishtinës, të cilat kanë mundësuar qarkullimin e trafikut duke ri-drejtuar automjetet në rrugë alternative.

“Rreth orës 13:00, manifestimi ka vazhduar tek monumenti i Gazimestanit, ku kanë marrë pjesë 800 deri 1000 pjesëmarrës, ku njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit si dhe rregullimin-orientimin e komunikacionit rrugor.  Po ashtu Policia e Kosovës është përkujdesur për të mundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë për të gjithë pjesëmarrësit që kanë qenë pjesë e manifestimit, duke përfshirë edhe qytetarët tjerë të cilët nuk kanë qenë pjesë e këtij manifestimi.

Referuar shkrimeve të medias serbe si ai dje me titull ” Skandal në Gazimestan” ku paraqiten edhe fotografi/pamje që disa nga to nuk nderlidhen fare me manifestimin e mbajtur gjatë ditës së djeshme (28.06.2019), në Gazimestan, por janë foto shumë të hershme,  Policia e Kosovës sqaron opinionin dhe mediat e interesuara se këto publikime janë të pavërteta, përderisa ju informon se Policia pas reagimeve të shfaqura të disa pjesëmarrësve në manifestim dhe identifikimit të një personi që bartëte të veshur një fanelë me fotografi të një personi të dënuar për krime lufte nga gjykata kompetente ndërkombëtare, i ka sugjeruar të njëjtit që për shkak të mundësisë së shtimit të reagimeve të pjesëmarrësve të tjerë, shmangies së ndonjë keqkuptimi, të njëjtën mos ta ekspozoj. I njëjti sugjerimet e Policisë i ka pranuar dhe vlerësuar duke hequr fanelen vullnetarisht pa asnjë lloj imponimi dhe ka vazhduar me pjesëmarrjen në manifestim pa ndonjë problem. Manifestimi ka përfunduar pa asnjë incident të vetëm dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë në formën siç edhe kishin ardhur”, thuhet në reagimin e policisë.