Viktima u dërgua në QKUK

Viktima u dërgua në QKUK

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në afërsi të “Menzës së Studentëve”, si pasojë e së cilit është plagosur një 24 vjeçar.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 22:05 në Prishtinë.

“Viktima ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale me tre persona të panjohur të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht, ku njëri nga ta ka shtënë me armë zjarrit në drejtim të viktimës dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe është dërguar në QKUK./21Media