Policia ka thënë se po merret me rastin

Policia ka thënë se po merret me rastin

Policia në njoftim e tyre ka thënë se sot rreth orës 07:00, ka marrë informacionin se në lagjen Ulpiana në Prishtinë, një person është sulmuar (dyshohet me mjete të forta – shufra), nga persona të dyshuar.

“Bëhet fjalë për viktimën: S.Z mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK)”, thuhet në njoftimin tyre.

Po ashtu në njoftim thuhet se pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore e policisë është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

“Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet, sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim trupor”, thuhet në njoftim.

Ndryshe sot është sulmuar brutalisht Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj. Ministria e Drejtësisë ka dënuar sulmin brutal ndaj Zogajt./21Media