Viktima ishte gjetur nga fqinjët

Viktima ishte gjetur nga fqinjët

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së 35 vjeçarit, me inicialet N.Z, i cili dje është gjetur i vdekur në fshatin Kaliqan të Istogut.

Rastin e kanë raportuar në polici dy dëshmitarë, të cilët kanë thënë se në një kasolle druri e kishin gjetë të shtrirë në tokë fqiun e tyre.

Sipas policisë, afër viktimës është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me fishekë.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetnte policore./21Media