Policia jep detaje për vrasjen në Gllogjan, autori ende në arrati

Tre persona janë vrarë dhe një është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit, rreth orës 19:00 të së premtes.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës sot ka thënë se dyshohet se autobusi është sulmuar me kallash AK-47 nga një i dyshuar i panjohur
“Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet në raportin e Policisë.
Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./21Media

Gjithçka që dihet deri më tani për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Back to top button