Drejtuesit të minibusit i është caktuar masa e ndalimit

Drejtuesit të minibusit i është caktuar masa e ndalimit

Policia sot ka dhënë detaje rreth aksidentit të djeshëm, që ndodhi në fshatin Lushtë të Mitrovicës, me ç’rast vdiq një fëmijë 11 vjeçar.

“Një aksident trafiku me pasoja fatale është raportuar rreth orës 15:00 të datës 10 tetor 2018. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë viktima fëmija rreth 11 vjeçar”, njofton policia.

Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, siç bëm të ditur policia nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

Me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion.

Ndërsa, drejtuesit të minibusit policia njofton se i është caktuar masa e ndalimit policor./21Media