Sipas policisë, shkaku i aksidentit ishte pakujdesia e vozitësit dhe rruga e lagur

Sipas policisë, shkaku i aksidentit ishte pakujdesia e vozitësit dhe rruga e lagur

Përfaqësues i Kosovës në basketboll, Gazmend Sinani ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Gjakovë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga rasti i vdekjes së basketbollistit të Kosovës, Gazmend Sinanit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj për rtv21.tv konfirmoi se me datën 23.06.2018 rreth orës 01:20 minuta në rrugën ”Tirana” në Gjakove ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka vdekur një person dhe janë lënduar katër të tjerë.

Sipas policisë, vozitësi kishte humbur kontrollin mbi automjetin e tij, duke u përplasur në një shtyllë të hekurt e më pas duke u rrotulluar.

”Deri te aksidenti ka ardhur nga pa kujdesia e drejtuesit, i cili me automjetin e tij ”Mini One” ishte duke lëvizur përgjatë rrugës ”Tirana” në drejtim të Stacionit të autobusëve dhe kur arrijnë pikërisht te salla sportive nuk i përshtatet shpejtesisë së  lëvizjes së automjetit të tij, ku rruga ishte e lagur dhe kushtet atmosferike duke reshur shi dhe për një moment e humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del jashtë rruge në krahun e djathtë të lëvizjes, ku përplaset për shtyllë të hekurt dhe me pas rrotullohet”, ka dekalruar për rtv21.tv, Lirije Podrimaj, duke dhënë edhe detaje tjera rreth të lënduarve.

”Si pasojë e aksidentit katër persona tjerë pësojnë lëndime të rënda trupore, ndërsa një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas konstatimit të mjekut, i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Të lënduarit pas marrjes se ndihmës së par në Emergjencen e Gjakovës një prej tyre shtrohet në repartin e kirurgjisë për shërim të mëtejshëm nën mbikëqyrjen e policisë, ndërsa tre personat tjerë dërgohen në QKUK për shërim te mëtejshëm”, ka bërë të ditur Podrimaj.

Siç ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës në po të njëjtin aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i reprezentacionit Kujtim Shala.

Sipas policisë, ne lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shteti kujdestar, i cili ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe me urdhër të tij drejtuesi i automjetit është arrestuar, gjithashtu sipas Podrimajt, me urdhër të prokurorit viktima është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga Mjekësia ligjore dhe dërgohet për autopsi./21Media

Vdiq në një aksident basketbollisti Gazmend Sinani