Policia jep detaje rreth djegies së veturës në autostradë
Nuk ka të lënduar
Policia bën të ditur se nuk ka të lënduar nga djegia e sotme e veturës në afërsi të fshatit Banjë të Malishevës. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.
“Rreth orës 12:26 në autostradë, në afërsi të fshatit Banjë një automjet është kapluar nga zjarri, derisa ishte në lëvizje nga Prizreni në drejtim të Prishtinës”, ka konfirmuar Berisha për rtv21.tv
Ai ka thënë se zjarrëfikësit e kanë shkuar zjarrin. “Policia dhe krimtekniket ka kryer hetime ne vendin e ngjarjes”, ka shtuar më tutje Berisha./21Media