Në polici janë shoqëruar dy persona

Në polici janë shoqëruar dy persona

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth përleshjes, në të cilën sot ishte përfshirë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviqit, me ç’rast në polici janë shoqëruar dy persona.

“Sot rreth orës 10:30, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Fazli Grajqevci”  në Prishtinë, ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të tre personave. Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacionin policor  dy persona për të cilët ekziston dyshimi se mund të jenë të përfshirë  në rastin në fjalë”, ka bërë të ditur policia.

Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka bërë të ditur se po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera.

Sot në mes të Prishtinës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq ishte përfshirë në një përleshje. Sllobodan Petroviqi është deputeti i vetëm serb që nuk është në kuadër të Listës Srpska. Ai është kryetar i SLS-së./21Media