Rryma elektrike shkak i vdekjes së një personi

Rryma elektrike shkak i vdekjes së një personi

Policia njofton se dje në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë një person duke lidhur rrymën është goditur nga rryma elektrike, me ç’rast ka vdekur.

“Viktima mashkull K-Shqiptar punëtor i një firme private, për deri sa ishte duke bërë një lidhe të kabllorit ishte goditur nga rryma elektrike. Viktima është dërguar në emergjencën e Vushtrrisë, ku më vonë mjeku ka konstatuar vdekjen e tij”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit, sipas policisë trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, derisa rasti është duke u hetuar./21Media