Policia jep detaje të reja nga aksioni i mbrëmshëm në Prishtinë

Mbrëmë janë arrestuar katër persona

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, mbrëmë ka zhvilluar një aksion bastisjesh në Lagjen “Ulpiana”, saktësisht te Lokalet e “Lesnës”. Në këtë operacion, policia ka arrestuar katër të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollimit, te personi i parë, i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.1 gr. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.

Te rasti i dytë, i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.

Te rasti i tretë, gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga polica në trup i është gjetur dhe konfiskuar një cigare e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.

Dhe në rastin e fundit, gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga polica, në trup i është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 0.4 gr. dhe narkotikë tjetër pluhur e llojit të panjohur në peshë 02 gr. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.

Ndryshe, sipas policisë ky operacion ka për objektiv parandalimin e veprave penale, si dhe identifikimin e personave që janë të involvuar në veprime të kundërligjshme, ku përfshihen posedimi i pautorizuar i substancave narkotike, armëve etj./21Media

Back to top button