Trajneri i Bullgarisë i ka kërkuar falje kombëtares angleze

Trajneri i Bullgarisë i ka kërkuar falje kombëtares angleze

Policia bullgare ka identifikuar 15 tifozë, për të cilët ata dyshojnë se janë përgjegjës për thirrjet raciste ndaj lojtarëve të Anglisë dhe ka arrestuar gjashtë prej tyre.

Bullgaria u mposht 6:0 nga Anglia në shtëpi, por ndeshja u ndal dy herë sepse tifozët bullgarë bënë përshëndetje naziste dhe zhurmë majmunësh ndaj lojtarëve me ngjyrë të Anglisë.

Për shkak të kësaj ka dhënë dorëheqje kryetari i Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Borislav Mihaylov.

Trajneri  i Bullgarisë, Krasimir Balakov pas lojës ka thënë që ai “nuk dëgjoi” thirrje raciste. Por, më pas përmes një postimi në Facebook ai ka kërkuar falje kombëtares së Anglisë.

UEFA ka hapur hetime disiplinore për kombëtaren Bullgare, pas incidenteve që ndodhën në ndeshje./21Media