Rasti ka ndodhur në një fshat të Istogut

Rasti ka ndodhur në një fshat të Istogut

Policia e Kosovës ka sekuestruar sot pasdite një sasi të madhe të lëndës narkotike. Policia e Pejës e ka konfirmuar rastin. Sipas zëdhënësit të Policisë së Rajonit të Pejës, Xhevat Ibraj, sot rreth orës 13:50 është ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollimit të veturës njësitë patrulluese të Istogut kanë vërejtur një sasi narkotikësh në bagazh të veturës.

“Në veturë janë gjetur 8 thasë lëndë narkotike. Në lidhje me rastin janë njoftuar edhe Njësiti i Antidrogës. Dy të dyshuar janë arrestuar, vetura është konfiskuar gjithashtu edhe lënda narkotike”, tha Ibraj për kallxo.com.

Sipas zëdhënësit të Policisë ende nuk është matur sasia e drogës për shkak që ka qenë një operacion policor në hetim e sipër.

Personat e arrestuar, sipas Ibrajt, janë dërguar në stacionin policor të Pejës.