Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e të dyshuarit për vrasje

46 vjeçari ka fletarrest ndërkombëtar

Policia rajonale e Pejës po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të dyshuar për vrasje të rëndë.

Policia ka shpallur në kërkim Bujar Demaj, 46 vjeçar nga fshati Tropojë në Shqipëri, i dyshuar për një vrasje të rëndë.

Sipas policisë, 46 vjeçari ka fletarrest ndërkombëtar të shpallur nga data 30 prill 2014.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: info@kosovopolice.com./21Media

Back to top button