Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e të dyshuarit për vrasje

Policia në kërkim të 43 vjeçarit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të dyshuar për vrasje të rëndë.

Personi i kërkuar është: Haki (Fetah) Gjocaj i lindur më 04.02.1977 në fshatin Baballoq-Deçan.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: një rast për veprën penale “vrasje e rëndë”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media

Back to top button