Personi i kërkuar Binak Uka

Personi i kërkuar Binak Uka

Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së personit të zhdukur, Binak (Smajl) Uka, të informojnë policinë në linjën emergjente 192.

Sipas policisë më 5 qershor në Stacionin Policor të Klinës është raportuar rasti person i zhdukur dhe bëhet fjalë për Binak (Smajl) Uka, i lindur më 19.10.1944 në fshatin Bokshiq të Klinës.

Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi. Në lidhje me personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media