Personi i kërkuar Rrustë (Halil) Rexhepajn

Personi i kërkuar Rrustë (Halil) Rexhepajn

Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së personit të zhdukur Rrustë (Halil) Rexhepaj, të informojnë policinë në linjën emergjente 192.

Sipas policisë më 21 maj në Stacionin Policor të Pejës është raportuar rasti person i zhdukur dhe bëhet fjalë për, Rrustë (Halil) Rexhepaj i lindur më 08.12.1972 në fshatin Raushiq të Pejës.

Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi. Në lidhje me këtë personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media