Policia kërkon të dyshuarin për vrasje

I kërkuari është nga Isniqi i Deçanit

Policia në Rajonin e Pejës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të kërkuar për vrasje.

Sipas policisë, personi i kërkuar është Besnik (Elez) Balaj i lindur më 29.03.1958, në fshatin Isniq të Deçanit.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Vrasje nga hakmarrja”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media

Back to top button