Policia konfirmon rastin e grabitjes së bankës në Veternik

Një person i lënduar është dërguar për tretman mjekësor

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 13:30, policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur. Grabitja ka ndodhur në filialin e një banke që gjendet në lagjen Veternik, në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve, po ashtu personat e dyshuar kanë sulmuar fizikisht një person dhe  janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Personi i lënduar (sigurim i bankës) është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia po punon me përkushtim për të identifikuar  personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre.

Back to top button