Policia kontrollon hyrje daljet në Mitrovicë

Për një ambient më të sigurt për qytetarët

Pjesëtarë të Njësitit për Reagim të Shpejtë (NJRSH) të Policisë së Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm gjenden gati në të gjitha pikat që çojnë në hyrje të Mitrovicës.

Ata po kontrollojnë dhe evidentojnë secilin automjet në hyrje dhe dalje të këtij qyteti.

Njëri nga policët i tha për kp se angazhimi i shtuar i këtyre forcave është plan operativ për një ambient më të sigurt për qytetarët dhe jo diçka tjetër e veçantë./kp

Back to top button