Nuk e lejuan të shkoj në Preshevë

Nuk e lejuan të shkoj në Preshevë

Policia kufitare e Serbisë nuk e lejoi ish-kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Hivzi Islamin të shkonte në Preshevë. Siç deklaroi vetë akademiku, ai bashkë me familjarët e tij po shkonte në Preshevë për vizitë te familjarët e tij.

“Sot, më 8 gusht 2018, rreth orës 6:45 në vendkalimin kufitar Muçibabë/Buhiq policia kufitare e Serbisë nuk e lejoi të shkonte në Preshevë Akademik Hivzi Islamin, ish-Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndonëse atij nuk iu lejua të kalonte kufirin, familjarëve të tij iu lejua. Megjithatë për arsyet e ndalimit  ende nuk po dihet, e as policia kufitare nuk dha shpjegim.

Sipas njoftimit të ASHAK, ai edhe më herët ka udhëtuar në Preshevë e Bujanovc pa problem, ndërsa këtë herë për arsye të panjohura nuk e lejuan.

Akademik Hivzi Islami ka lindur në Letovicë të Bujanovcit, ndërsa familjarët e tij të afërt jetojnë në Letovicë, në Bujanovc dhe në Preshevë./21Media