Lokalet nuk i kanë plotësuar kriteret e parapara

Lokalet nuk i kanë plotësuar kriteret e parapara

Policia e Kosovës në kuadër të operacionit që e kishin filluar më 11 qershor, ku në fokus ishin veprimtaritë e kundërligjshme në objekte hoteliere, ka kontrolluar 272 lokale, ku 29 prej këtyre lokaleve i ka mbyllur.

Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim me autoritetet tjera me ç ‘rast janë kontrolluar 272 lokale (motele/bujtina) dhe ka rezultuar me mbylljen e 29 lokaleve, të cilat nuk i plotësojnë kriteret e parapara sipas procedurave dhe ligjeve në fuqi. Ashtu siç është bërë e ditur me datë 11.06.2019): një rast është adresuar sipas kompetencës lëndore tek njësiti rajonal në Prishtinë për posedim ilegal të narkotikëve, dhe disa raste tjera si ne vijim; Një rast është adresuar njësitit kompetent në Prizren, me dyshimin për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me personin nën moshën 16 vjeçare” ku janë konfiskuar dy dokumente (të dy shtetaseve të Shqipërisë) që janë hasur në Pejë, pa leje qëndrimi, për procedura të mëtejme.”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë./21Media