Policia me operacion masiv anti-kanabis

Asgjësohen 920 bimë kanabisi

Operacioni nga ajri, deti e toka ka nisur prej datës 30 qershor, ndërsa në të marrin pjesë forcat Renea, FNSH, Policitë Vendore, Policia Kufitare e Delta Forcë.

Forcat Renea kanë asgjësuar në një terren me rrezikshmëri të lartë në Dukagjin, 920 bimë kanabis sativa. Bimët u evidentuan nga patrullimi nga ajri i Policisë së Shkodrës. Ato ishin kultivuar në Luginën e Qershisë në Shosh -Dukagjin.

Forcat Renea kanë rrezikuar jetën në një terren super të vështirë. Me ndihmën e helikopterit u bë e mundur tërheqja e forcave Renea, pas asgjësimit të bimëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka përgëzuar dhe vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e punonjësve të policisë veçanërisht të Renea-s, por edhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në tërësi.

Kreu i bluve theksoi se Policia e Shtetit do ta përmbushë me sukses këtë prioritet kombëtar të qeverisë për zerimin e fenomenit kanabis këtë vit. Operacioni masiv do të vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.

Back to top button