Arrestohet një 27 vjeçar pë organizim të lojrave të fatit

Arrestohet një 27 vjeçar pë organizim të lojrave të fatit

Policia e Kosovës në zonën e Deçanit, sot rreth orës 02:30 në fshatin Isniq të komunës së Deçanit ka realizuar një plan operacional, me ç’rast është kontrolluar dhe bastisur një lokal.

Me këtë rast është arrestuar i dyshuari shtetas shqiptar i Kosovës, M.K.(1992), pronar i lokalit.

Pas një pune intensive operativo – hetimore, Njësiti i Hetimeve nga Stacioni policor Deçan dhe njësitet tjera në detyrë, me urdhër të Gjyqtarit të proceduarës paraprake, duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit kanë realizuar bastisje të një lokali, nën dyshimin që ishin duke organizuar-lojëra të fatit “skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” .

“Brenda në lokal janë gjetur një numër i konsiderueshëm i pajisjeve që shërbejnë për lojëra të bixhozit – poker dhe mjete tjera të lojërave bixhozi, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policor dhe do shërbejnë si dëshmi në procesin gjyqësor”, thuhet në një njoftim për media.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit ndalohet nën masën e ndalim policor, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore./21Media