Policia ndalon 41 vjeçarin që endej me armë në dorë në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjersa po lëviznin me automjet civil të policisë në detyrë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, kanë vërejtur një person me armë në dorë në veturën e tij.
Sipas komunikatës së Policisë, automjeti ishte me targa të huaja, të njëjtin Policia e ka ndaluar menjëherë.
Gjatë kontrollit, personit me inicialet J.K, 41 vjeç i është gjetur dhe më pas i është konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe 100 fishekë.
I dyshuari është shoqëruar për në stacionin e Policisë në Ferizaj, pas intervistimit është liruar për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”./21Media

Back to top button