Arrestohen për organizim të skemave piramidale

Arrestohen për organizim të skemave piramidale

Tetë persona janë arrestuar në Pejë, pas një kontrolli të Policisë së Kosovës, konkretisht Njësitit për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit te asistuar nga hetuesit e Krimeve Kibernetike dhe inspektoret komunal ku dyshohej se zhvilloheshin lojëra fati.

Raportohet se është zbatuar urdhër kontrolli i lëshuar nga Gjykata, me ç’rast janë kontrolluar disa objekte afariste.

“Lidhur me rastet janë arrestuar gjithsejte tetë (8) te dyshuar meshkuj K-Shqiptar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit katër (4) te dyshuar janë dërguar ne mbajtje ndërsa, katër te tjerë janë liruar ne procedure te rregullt”, ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh./21Media