Bimet narkotike asgjësohen, kultivuesit në arrati

Bimet narkotike asgjësohen, kultivuesit në arrati

Policia e Shtetit gjatë një aksioni në rrethinën e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 428 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, ndërkohë që personat e dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve janë në arrati dhe policia është vënë në kërkim për kapjen e tyre.

Rasti ka ndodhur në fshatin Kir, në vendin e quajtur Plavra, Njësia Administrative Pult, Shkodër, ku janë gjetur dhe asgjësuar 320 bimë narkotike kanabis, si dhe në lagjen Likaj të fshatit Bruçaj, ku janë asgjësuar 108 bimë, po ashtu të llojit kanabis sativa.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit F. Sh. 29-vjeç, banues në fshatin Kir të Shkodrës dhe R. K. 59-vjeç, banues në Bruçaj të Shkodrës.