Tërmet sot në Shqipëri

Tërmet sot në Shqipëri

Pas lëkundjeve të tërmetit, të cilat tronditën Shqipërinë rreth orës 16:00, Policia e Shtetit ka njoftuar se është në gatishmëri të plotë.

“Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e gjithë Policia Rrugore është në terren për të menaxhuar trafikun, të gjithë Specialistët e zonave dhe Patrullat e Përgjithshme kanë dalë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë por edhe për të shmangur panikun e krijuar”, njofton policia.

Ndër të tjera, u bën thirrje qytetarëve që të telefonojnë në nr 112 për problematikat që mund të kenë nga rëna e tërmetit, duke i garantuar se do të gjenden shumë shpejt pranë tyre./oranews