Publikohen fotografitë e personave të dyshuar

Publikohen fotografitë e personave të dyshuar

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është duke hetuar rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq.

Me autorizim të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy personave të dyshuar për rastin “vrasje”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresen elektronike [email protected] ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e policisë.

Publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar.

Ivanoviqi ishte vrarë para selisë së tij në veri të Mitrovicës më 16 janar të vitit 2018./21Media