I dyshuari akuzohet për disa vepra penale

I dyshuari akuzohet për disa vepra penale

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është në kërkim të një personi të dyshuar për disa vepra penale.

Policia e Kosovës, thotë se ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është Krist (Ndue) Nua i lindur me 01.06.1983 në Pejë me banim në fshatin Budisalc-Klinë.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale: tri raste për veprën penale “Posedim i paautorizuar i armëve”, një rast “Falsifikim i parasë” dhe një rast për “Rrezikim i trafikut publik”.

Sipas policisë i dyshuari kërkohet nga Gjykata Themelore në Pejë-dega në Klinë dhe Gjykata themelore Gjakovë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]/21Media