Policia thotë se hetimi ka nisur pasi bashkëshorti i saj është ankuar 

Policia thotë se hetimi ka nisur pasi bashkëshorti i saj është ankuar 

Policia e Kosovës edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka nisur hetimet për rastin që ndodhi në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, ku Vahide Tasholli nga Ferizaj ka lindur foshnjën në korridor.

Policia thotë se hetimi ka nisur pasi bashkëshorti i saj është ankuar se Tasholli duke ecur ka lindur foshnjën e cila ka rënë në tokë dhe ka pësuar lëndime serioze.

Po ashtu, Policia thotë se nuk raportohet për të dyshuar, derisa rasti është duke u hetuar

http://rtv21.tv/policia-nis-hetimet-per-lindjen-ne-korridor/
Facebook Comment