Ky projekt do të implementohet në disa komuna

Ky projekt do të implementohet në disa komuna

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj do të realizojnë projektin “Mos parko dhe mos ndalo kudo”, që do të implementohet në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpce dhe Hani i Elezit. Ky projekt do të përmbush detyrat e parapara lidhur me parandalimin e veprave të kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor, e me theks të veçantë ndaj parkimeve dhe ndaljeve ilegale.

Projekti do të implementohet në dy faza, ku në fazën e parë (12-14 nëntor) parashihet informimi i qytetarëve lidhur me këtë projekt, kurse prej datës 15 nëntor do të fillojë implementimi i të njëjtit. Gjatë kësaj periudhe, pjesëtarët e policisë do të patrullojnë në pikat më të frekuentuara në qytete, sidomos në udhëkryqe dhe rreth rrotullime, vende këto ku më së shumti nuk respektohen shenjat dhe rregullat e trafikut dhe vazhdohet me parkimet ilegale nëpër rrugë dhe trotuare dhe do të merren masat e parapara ligjore ndaj shkelësit e rregullave në trafik. Gjatë këtyre ditëve do të shpërndahen edhe fletushka për ngasësit e automjeteve dhe për qytetarët.

Policia ka apeluar ngasësit e automjeteve dhe të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë partner për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik./21Media