Policia nuk njofton nëse është intervistuar drejtori i stacionit të autobusëve

Policia nuk njofton nëse është intervistuar drejtori i stacionit të autobusëve

Pas dërgimit të një informate për media, se sot pasdite është arrestuar drejtori i Stacionit të autobusëve në Prishtinë, Policia e Kosovës ka njoftuar janë intervistuar dy persona në lidhje me një mosmarrëveshje që kanë pasur në punë.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë janë intervistuar dy persona lidhur me një mosmarrëveshje që palët kanë pasur në vendin e tyre të punës. Pas konsultimit të Prokurorit të shtetit nuk është iniciuar rast. Palët janë udhëzuar që kontestin e tyre ta zgjedhin në institucionet kompetente”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti.

Në njoftimin e lëshuar për media në emër të punëtorëve të stacionit të autobusëve thuhej:

Përmes këtij emaili njoftojmë mediat e shkruara dhe elektronike se sot pas dite është arrestuar drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë,

Arsyet e arrestimit të drejtorit është sjellja arrogante dhe sulmi ndaj disa punëtorëve, i njëjti është në stacionin policor jugu në Prishtinë. Me respekt përfaqësuesit e punëtorëve të “Stacioni i Autobusëve” Prishtinë.