Policia ofron dëmshpërblim 5 mijë euro për personin që i gjen këta tre të dyshuar

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës është në kërkim të  tre të dyshuarve për përfshirje në vepra penale, meqë konsiderohet se janë me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati.

Sipas komunikatës së policisë, deri më tani janë identifikuar dhe janë në kërkim policor tre persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen.

Policia e Kosovës është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbuluar sa më parë këto raste dhe të sjell të dyshuarit para drejtësisë.

“Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve. Çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në info@kosovopolice.com .
Policia e Kosovës për qytetarët që ofrojnë informacion, do të garantoj konfidencë të plotë.

– Kastriot Shala i lindur me datë 30.07.1995,
– Leutrim Latifi i lindur me datë 27.08.1992
– Ridvan Ademi i lindur me datë 11.08.1989”, bëhet e ditur në komunikatë dhe kjo kërkesë është bërë në konsultimit dhe koordinimit me Prokurorin e rastit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Për lokalizimin sa më të shpejt të kryerësve të këtyre veprave penale, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tyre dhe për këtë ofron shpërblim 5 mijë euro./21Media

Back to top button