Policia për rastin në Gjilan: E dyshuara ishte nën terapi

Polices i ishte marrë uniforma dhe arma zyrtare

Lidhur me rastin e cilësuar ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘vetëvrasje’ të ndodhur me datën 18.02.2020 në rrugën “Xhevat Ajvazi” në lagjen Bujanina të Gjilanit, ku dyshohet se ishte e përfshirë një zyrtare policore, ashtu siç është bërë e ditur në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë të gjitha njësitet relevante nga Policia e Kosovës, prokurori kompetent, ekipet mjekësore, mjekësia ligjore si dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), për të kryer hetime intensive lidhur me rastin.

Policia e Kosovës me anë të një komunikate ka bërë të ditur se e dyshuara zyrtare e policisë ishte nën terapi të caktuar nga psikologu, pas kontrolleve shëndetësore psikologjike.

“Zyrtarja policore V. B., e cila dyshohet se është përfshirë në rast, ka qenë duke punuar në Stacionin Policor të Gjilanit dhe që nga 07.07.2017 (pas rekomandimit të psikologut të Policisë së Kosovës i është marrë arma zyrtare dhe është caktuar në punë të lehta), ky vendim është rikonfirmuar më pas edhe nga klinika përkatëse pas kontrolleve shëndetësore psikologjike të mbajtura me 16.10.2019 për shkaqe shëndetësore, e njëjta ka qenë me detyra të lehtësuara kryesisht me punë administrative, ku bazuar në rekomandimet dhe procedurat e parapara të njëjtës i ishte marrë arma zyrtare.” thuhet në komunikatën e policisë.

PK bëjnë të ditur se zyrtarja ka marrë pjesë në 14 seanca të ndryshme psikologjike për tri vite, deri në fund të vitit 2019, kur i është marrë uniforma dhe arma për shkak të gjendjes së saj psikologjike

“Në kuadër të Policisë zyrtarja është trajtuar në 14 seanca të ndryshme dëgjimore dhe këshilluese nga viti 2016 deri në fund të vitit 2019, gjersa në klinikën e kontraktuar nga Policia ajo ka mbajtur 6 seanca, ku i është caktuar diagnoza përkatëse dhe i është caktuar terapia adekuate nga komisioni mjekësor përkatës. Trajtimin e fundit mjekësor psikologjik në klinikë e ka mbajtur me datën 03.10.2019, në të cilin trajtim gjithashtu është rekomanduar lirimi nga bartja e uniformës, përfshirë edhe armën zyrtare për shkak të gjendjes së saj shëndetësore/psikologjike si dhe i është caktuar terapia përkatëse.”, përfundon komunikata e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button