Protestat kanë zgjatur 1 orë

Protestat kanë zgjatur 1 orë

Protestat e mbajtura në disa lokalitete të banuara me serbë, kanë qenë të qeta dhe pa probleme.

Këto protestat janë mbajtur në qytetet si: Graçanica, Shtërpca dhe në disa lokacione në veri të Mitrovicës.

Mbarvajtja e protestave bëhet e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë protestat kanë filluar rreth orës 12:00 dhe kanë përfunduar rreth orës 13:00, përderisa gjatë kësaj periudhe kohore në disa rrugë ku është mbajtur protesta në veri, qarkullimi i automjeteve ka qenë i ndërprerë përkohësisht.

“Vlen të potencohet se protestat kanë qenë të qeta dhe pas shpërndarjes së protestuesve rrugët janë liruar për qarkullim të automjeteve”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë.

Qindra qytetarë serbë kanë protestuar sot në fshatin Rudare të komunës së Zveçanit, kundër taksës së mallrave të Serbisë dhe arrestimit të katër personave sot në veri të Mitrovicës, të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit./21Media