Protestuesit kanë kundërshtuar ndëhyrjen e policisë

Protestuesit kanë kundërshtuar ndëhyrjen e policisë

Për më shumë se një vjet, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundërshton planin e Qeverisë për prishjen e godinës, për të cilën thonë se është trashëgimi kulturore.

Sot ata kanë kundërshtuar ndëhyrjen e policisë dhe kanë kërkuar largimin e tyre nga hapësira e teatrit.

Prej orëve të para të mëngjesit forcat e policisë kanë rrethuar godinën e Teatrit Kombëtar.

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ndodhen para godinës dhe kanë ftuar qytetarë të tjerë t’i bashkohen kauzës së tyre.

Nëse ne rrimë në shtëpi sot ta dini se do jua krimin kokën, do ju shkatërrojnë çdo pasuri dhe do ju heqin çdo lloj etikete të qenies shqiptarë” thotë Ervin Goci, pedagog i Gazetarisë, pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ne një video live të postuar në Facebook.

Ndërkohë që atje pritet të shkojnë edhe deputetët e PD-së.