Policia sekuestron dy armë zjarri e një thikë

Policia e Kosovës sot ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë

Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.

Në rastin e parë në lagjen Sofalia, në Prishtinë, pas raportimit për të shtëna me armë, menjëherë kanë reaguar njësi të stacionit Qendra, të cilët kanë shoqëruar një person dhe sekuestruar, një armë zjarri.

Policia ka treguar se i dyshuari, mashkull,  pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje, dhe përdorim të armës.

Ndërsa rasti i dytë i sekuestrimit të një arme zjarri dhe  një thike, është realizuar nga njësite të stacionot Veriu, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku për veprën sulm dhe armëmbajtje pa leje  është shoqëruar i dyshuari :

F.C,  mashkull, 25 vjeç, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button