Policia suedeze merr në pyetje dy persona

Sipas policisë marrja e tyre në pytje mund të jetë në interes të hetimit

Policia suedeze ka ndaluar dy persona në lidhje me sulmin e sotëm terrorist që është kryer në Stokholm, ku kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.

Sipas policisë, dy të ndaluarit janë marrë në pyetje, të cilët nuk janë të dyshuar për sulmin, por mund të jetë në interes të hetimit.

Sulmi me kamion, për të cilën policia nuk dha shumë detaje ndodhi pak para orës 13:00, në afërsi të një dyqani të madh, në kryqëzimin e një arterie të rëndësishme dhe në rrugën për këmbësorë më të frekuentuar të kryeqytetit./21Media

Back to top button