Viktima ka pësuar sulm kardiak

Viktima ka pësuar sulm kardiak

Një person me iniciale H.F i moshës 68 vjeçare, ka ndërruar jetë sot në qendën e votimit në shkollën “Xhamil Kada” në Pejë.

Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra ka treguar rrethanat e rastit.

“Sot dr.6 tetor 2019 rreth orës 13:32 një qytetar gjersa kishte shkuar për të votuar, në korridor ishte rrëzuar në dysheme. Aty rastësisht ishin dy mjekë të cilët mënjëherë kanë filluar për ta ndihmuar”, ka thënë Ibra për rtv21.tv.

Ai tha se më pas në vendin e ngjarjes ka arritur emergjenca spitalore dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe përkundër përpjekjeve nga ekipi mjekësor, pas një kohe shtetasi H.F.(1951) ka ndërruar jetë.

Vdekjen e 68 vjeçarit e ka konfirmuar për rtv21 Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj. Sipas Dreshajt, shkaktar i vdekjes së moshuarit ka qenë sulmi kardiak./21Media