Policia vazhdon angazhimet për ngritjen e sigurisë në trafik, veç mbrëmë 71 gjoba

1 min read

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve, të cilët ngasin automjetet nën ndikim të alkoolit tejkalojnë i shpejtësinë.

Policia sot ka informuar se vetëm mbrëmë në bashkëpunim me Inspektorët e komunës së Prishtinës, në kuadër të këtyre angazhimeve, janë shqiptuar 71 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, prej tyre, tri për ngasje në gjendje të dehur.

“Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.”, ka informuar Policia./21Media

No photo description available.