Arrestohet sekretari shtetëror i MSHIA-së

Arrestohet sekretari shtetëror i MSHIA-së

Policia e Maqedonisë po vazhdon të inspektojë në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, me ç’rast këtë mëngjes është arrestuar sekretari shtetëror në këtë ministri, Jahi Jahiu.

Ai është i dyshuar për marrje të ryshfetit nga një tender i fituar gjatë periudhës 2014-2015.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike konfirmuan se dy persona janë duke u ndjekur penalisht për marrje të ryshfetit. Përveç sekretarit shtetëror edhe një ish punonjës i Ministrisë gjithashtu është i dyshuar i cili aktualisht nuk është në vend./tv21