Policia vret katër të dyshuar për përdhunim dhe vrasje

Katër personat kishin tentuar të arratiseshin

Policia indiane ka qëlluar për vdekje katër burra të dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje veterinere në Hyderabad javën e kaluar.

Burrat ishin në paraburgim policor të cilët u dërguan përsëri në vendin e krimit në orët e para të së premtes. Të dyshuarit u qëlluan kur u përpoqën të vidhnin armët e oficerëve dhe të arratiseshin, tha policia, transmeton rtv21.tv.

Mbetjet e djegura të viktimës 27-vjeçare u zbuluan të enjten e kaluar duke çuar në zemërim dhe protesta për mosveprimin e pretenduar të policisë.

Ndërkohë, pas kësaj fqinjët festuan me fishekzjarre dhe mijëra njerëz dolën në rrugë për të përshëndetur policinë./21Media

Back to top button