Miftaraj ia numëron pozitat kryesuesit të ri të Këshillit Gjyqësor

 
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21 ia numëroi pozitat kryesuesit të ri të Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj.
Miftaraj u shpreh se Zogaj mbanë edhe 5 ose 6 pozita të tjera, e kjo është e papranueshme.

“Kryetar i Këshillit Gjyqësor, kryetar i Provimit të Jurisprudencës, jep mësim në Universitet Privat, gjyqtar në Gjykatë Supreme, i ka pasë edhe 4 pozita tjera, ka qenë kryetari i 3 -4 komisioneve në Këshillin Gjyqësor”, tha Myftaraj për Zogajn.

Ai për RTV21 tha se kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor ka pasur edhe dekret si gjyqtar për të punuar prej 8 deri në 16, por i njëjti ka nënshkruar edhe një kontratë tjetër plus 500 euro.
“Me punu 8 orë në ditë, e me i marrë dy paga, kjo ndodhë vetëm në Kosovë”, u shpreh Miftaraj.
Drejtori i IKD-së tutje tha se gjyqtarët dhe prokurorët kanë paga të larta në Kosovë. Sipas tij ata brenda vitit marrin 40 deri në 50 mijë euro./21Media

Back to top button