“Politika amerikane ndaj presidentit sirian, gabim i rënd”

Dy senatorë republikanë e kritikojnë administratën Trump

Senatorët republikanë, John McCain dhe Lindsay Graham, në deklarata të ndara, e sulmuan qëndrimin e ri të administratës së presidentit, Donald Trump, duke e vlerësuar si “vetëshkatërrues” dhe “gabim të rëndë”. Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha në Nju Jork se “prioritet yni tashmë nuk është të qëndrojmë atje dhe të fokusohemi në largimin e Assadit”. Pak kohë para ambasadores Haley, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, theksoi se e ardhmja e Assadit “do të vendoset nga populli i Sirisë”.

John McCain dhe Lindsay Graham ishin kritikët udhëheqës republikanë të politikave të presidentit, Donald Trump, i cili po ashtu është nga Partia Republikane, për shumë çështje. Zotri McCain tha se deklarata e sekretarit Tillerson “nuk e sheh realitetin tragjik, në të cilin populli sirian nuk mund të vendos për fatin e Assadit ose për të ardhmen e vendit të vet, kur ata janë duke u vrarë”. Senatori McCain, që është kryesues i Komitetit të shërbimeve të armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, e ka fajësuar ushtrinë e Assadit, forcën ajrore të Rusisë dhe milicitë e mbështetura iraniane, për sulmet kundër shtatasve sirianë, transmeton rtv21.tv

Ndërsa senatorja Graham, anëtare e Komitetit të shërbimeve të armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, tha se do të ishte “gabim i madh” nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga qëllimi i largimit të Assadit. Sipas tij, kjo lëvizje do të ishte goditje trodnitëse për opozitën siriane dhe “çmim i madh për Rusinë dhe Iranin”.

Nga lufta në Siri, që ka filluar në mars të vitit 2011, pas goditjes së qeverisë kundër protestuesve për demokraci, vlerësohet se janë vrarë 300 mijë vetë, ndërsa me miliona banorë janë zhvendosur./21Media

Back to top button