“Politika tregtare e Trumpit do të ngritë papunësinë në Evropë”

Ministrja gjermane e Ekonomisë tërheq vërejtjen

Tarifat doganore, të cilat i ka paralajmëruar për çelik dhe alumin presidenti amerikan, Donald Trump, do të ndikojnë në dëbimin e punëtorëve dhe në rritjen ekonomike, ka deklaruar sot ministrja gjermane e Ekonomisë, Brigitte Zypries.

Ajo nënvizoi se Evropa dhe mbështetësit tjerë të tregtisë së lirë nuk guxojnë të lejojnë përçarje të tilla.

“Politika e Trumpit po rrezikon rregullin global të tregtisë së lirë. Ai nuk po dëshiron të kuptojë strukturën e cila bazon në rregullat e sistemit të tregut të hapur. Të gjithë ata, të cilët kontestojnë këtë, rrezikojnë përparimin, rritjen dhe punësimin”, tha Zypries .

Ajo tërhoqi vërejtjen se Gjermania dhe aleatët e saj tani duhet të ruajnë sistemin e tregtisë së lirë dhe t’i shmangën përçarjeve, për shkak të ofertës së Trumpit që disa aleatë të kursehen nga doganat e propozuara.

Zypries nënvizoi se është me rëndësi që Evropa të qëndrojë e bashkuar dhe të qartësoi se do të ketë kundërmasa dhe se nuk do të ketë plasaritje në aleancën e atyre që angazhohen për tregti të lirë.

Trump nga masat e propozuara ka kursyer Kanadanë dhe Meksikën dhe nuk ka përmendur mundësinë e kursimit të aleatëve tjerë./21Media

Back to top button