Politikanët gjermanë nderuar ish-kancelarin Helmut Kol

Me ceremoninë e organizuar në Berlin

Zyrtarët gjermanë nderuan sot ish-kancelarin e Gjermanisë, Helmut Kol, i cili vdiq më 16 qershor në moshën 87 vjeçare, në meshën e cila u organizua në Katedralen e Shën Hedviges në Berlin.

Mesha u organizua nga grupi parlamentar i konservatorëve të Kolit dhe në meshë morën pjesë kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Gjermanisë, Frank Valter Shtajnmajer, shkruan rtv21.tv

Kol, i cili bashkoi Gjermaninë në vitin 1990, vdiq në shtëpinë e tij në qytetin Ludvigzhafen. Në Gjermani nuk do të organizohet varrim zyrtar shtetëror për Kolin, por më 1 korrik në Parlamentin e Evropës do të organizohet një seancë përkujtimore, në të cilën pritet pjesëmarrja e një numri të madh të zyrtarëve evropianë.

Pas kësaj seance, trupi i Kolit me helikopter do të dërgohet në Ludvigzhafen, e më pas ai do të varroset në Shpajer, në lindje të Gjermanisë.

Si arkitekt i ribashkimit të Gjermanisë, Kol ka shërbyer si kancelar nga viti 1982 deri në vitin 1998. Kol u angazhua për zgjerimin e Evropës në Lindje dhe së bashku me presidentin francez, Fransoa Miteran, ishte arkitekt i marrëveshjes së Mastrihtit dhe i valutës së përbashkët evropiane, euro./21Media

Back to top button